Politike15 Prill 2024, 22:51

Meta flet për tradhtarë brenda partisë dhe “shigjeton” Kryemadhin: Laraska dhe qenie të pështira që i përdor SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Meta flet për tradhtarë brenda partisë dhe
Meta-Kryemadhi në SPAK

Unë tërë jetën jam në përgjim. Por në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, ka tradhti.

Nuk ka më asnjë dilemë. Raportet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit jo vetëm që janë prishur, po kanë degraduar në fyerje e akuza.

Meta doli sot në një emision për të lartë mëkatet e veta, por degjeneroi në sulme nga më të rëndat ndaj gruas së tij. Ai foli për tradhti dhe për laraska, teksa e ka kapur dhe fobia e përgjimeve.

Duket se krisja me Monikën ka nisur pas denoncimit që Meta bëri për zhdukjen e serverit dhe filmimeve të kamerave të PL, pasi dyshimet janë se ato i ka marrë SPAK. Meta akuzon Monikën se ka lënë selinë pa roje. Po ashtu foli për përgjim të telefonit dhe ngriti dyshime se i kanë vënë përgjues në zyrë.

Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramës të marrë peng PL, siç mori peng PD dhe vulën”, tha ai në "Opinion".

Intervista 

-Çfarë po ndodh ndaj jush dhe zonjës Kryemadhi?

Asgjë, ça di ti?

-Kam të dhëna që jeni treguar shumë agresiv ndaj saj dhe disa personave të tjerë në parti, që duhet të largohen nga partia….

Asnjë nuk është larguar.

-Raporti juaj është i mirë?

Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. Raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe.

-Çfarë ndodh nëse SPAK ju arreston ju?

SPAK të bëjë çfarë të dojë. SPAK-u torollaku nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë. Ata e dinë shumë mirë se më përgjojnë telefonin. Partinë e Lirisë nuk e sekuestron dot SPAK nëse ky është qëllimi. Zëro çështje te CEZ-DIA. E ka nisur ky person (Dumani) se nuk dua t’ia përmend emrin, se ai e ka përmendur 3 herë emrin tim. E ka përmendur me gazetarët. Le të më marrë të pandehur s’më kërcet. Ai është një mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Ramës.

-A keni gjetur përgjues në zyrë? Pse bëtë denoncim për zhdukjen e pajisjeve të PL?

SPAK është organizata politike që merret me Berishën për të shkatërruar opozitën. Që merret me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar dhe koka është Edi Rama.

-Ka qenë në përgjim telefoni juaj? Keni gjetur përgjues në zyrë?

Unë tërë jetën jam në përgjim. Por në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, ka tradhti. Që selia e PL të mos ketë roje nate prej 6 muajsh është e pafalshme. Dhe kryetari ta marrë vesh kur emëron një burr fisnik drejtor të organizimit, në kushte kur kjo parti është target i krimit të organizuar. Tradhtarin e përdorin të gjithë dhe asnjë nuk e do. Në fund është një qenie e pështirë.

-Tradhtare a tradhtar?

Mbetet që koha bëjë punë e vet.