
Ilir Meta ka deklaruar sot se është vënë në përgjim nga SPAK. Ai ka hedhur dyshime se pajisjet që janë vjedhur në zyrën e PL janë marrë nga drejtësia, teksa la të nënkuptohet se ka gjetur dhe përgjues në zyrë. Deklarimet u bënë në "Opinion".
-Çfarë ndodh nëse ju arreston ju?
Ata e dinë shumë mirë se më përgjojnë telefonin. Partinë e Lirisë nuk e sekuestron dot SPAK nëse ky është qëllimi. Zëro çështje te CEZ-DIA. E ka nisur ky person se nuk dua t’ia përmend emrin, se ai e ka përmendur 3 herë emrin tim. E ka përmendur me gazetarët. Le të më marrë të pandehur s’më kërcet. Ai është një mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Ramës.
-A keni gjetur përgjues në zyrë? Pse bëtë denoncim për zhdukjen e pajisjeve?
SPAK është organizata politike që merret me Berishën për të shkatërruar opozitën. Që merret me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar dhe koka është Edi Rama.
-Ka qenë në përgjim telefoni juaj? Keni gjetur përgjues në zyrë?
Unë tërë jetë jam në përgjim. Por në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, ka tradhti.
Lini një Përgjigje