Politike20 Nëntor 2023, 09:45

"Si e liroi Ermonela Felaj burrin nga banditët?", Berisha paralajmëron Manjën: Ulsi, i ke ditët e numëruara, të pret burgu!

Shkruar nga Pamfleti

"Si e liroi Ermonela Felaj burrin nga banditët?", Berisha

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës së Republikës, të cilët kanë ndaluar deputetët të futen në ambientet e Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit është treguar i ashpër me disa përfaqësues të maxhorancës.

Berisha u shpreh se Ermonela Felaj çliroi burrin e vet nga banditët, pasi ja morën peng në Urën Vajgorore. Ai ka paralajmëruar gjithashtu ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ku i ka thënë se e pret burgu.

Berisha akuzon ministrin se ka punësuar të afërmit e tij në postet publike. Përtej kësaj akuze, ai shprehet se nuk do të mund të shpëtojë nga ajo të cilën ai e quan “krim elektoral”.

“Ku të lënë Felajt felë për të tjerë? I marrin të gjitha për vete. Thoni ‘jo’ po të doni zonja. Edhe ju keni zgjedhës. Më mirë t’i thoni asaj që mos të çojë familjarët. Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgorore, se do çlironte banditët, shkoi vetë ajo e çliroi. Sot burri i saj është prokuror. Apo jo Pandeli. Fol o Pandeli. Ja ku erdhi dhe Ulsiu. Që i ka ditët e numëruara. A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësua se farefisin i ke punësuar që të gjithë me nga një rrogë dhe dy rroga, por në fund, thuhet se ka marrë dhe mushkat e fshatit në punë për të të bërë ty qejfin. Ky është Ulusi Manja që e ka vendin tek Shullazi, tek bandat se është një kriminel elektoral.

Ulsi bëhu sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde ndaj dhe je i djegur.

Ja badygardi i Ramës. S’ka ardhur Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ai e ka emrin te encrochat. Ku është ay o Ulësi? Se bëtë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj çtë duash, ke marrë fund. Missi-s covidi-i, është për t’i thënë missis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imuniteti”, tha Berisha.

 

berisha manja ermonela felaj burg