TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2025, 12:55

“Si Enver Hoxha dhe Maduro”, Berisha: Rama ka shpenzuar për 2 vite 23 mln euro për fluturime me chartera

Shkruar nga Pamfleti

“Si Enver Hoxha dhe Maduro”, Berisha: Rama ka shpenzuar për 2

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në dy vite ka shpenzuar 23 mln euro vetëm për udhëtime me charter.

Në një konference me gazetaret, Berisha deklaroi se ky veprim është një masë që, në thelb, minon parimet e transparencës dhe shkel kushtetutën dhe ligjet themelore të vendit.

Ai përmendi si krahasime të rënda figurat e regjimeve autoritare: Enver Hoxhën, Kim Jong Un dhe Nicolás Maduro në Venezuelë.

“Rama duro vendos të sekretojë shpenzimet e tij, të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet që bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt ka precedentë në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha, ka paralele në botë vetëm Maduron dhe Kim Jong Un. Ka shpenzuar në 2 vite 23 mln euro vetëm për chartera. Apel për shqiptarët të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje