Politike 1 Qershor 2023, 14:30

Situata në veri, Berisha sulmon ashpër Ramën: Prej vitesh i ka futur thika Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Situata në veri, Berisha sulmon ashpër Ramën: Prej vitesh i ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, ku tha se dhuna e protestuesve serbë ka plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, situatë kjo më e rënda që pas luftës në '99.

Berisha tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i drejtë pasi kërkon që të zbatohen ligjet e kushtetutës së shtetit të tij.

Pjesë nga biseda:

Qëndrimi i Ramës në lidhje me tensionin në Veri?

Situata në Veri të Kosovës, plumbat e bandave serbe në jelekët e KFOR-it dëshmojnë se situate është m ë dramatike dhe kritike si kurrë më parë që nga lufta. Shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes, për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në qenien e tij ka Serbinë e madhe si projekt. Rama ka qenë një ndihmës i shpifur i Vuçiç në këto vite, dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Mos harroni fjalët e tij, kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që të ndërmjetësoj te Vuçiç.

Qëndrimi i SHBA-së për Kurtin?

Qëndrimin e Kurtit e kam parë si një kryeministër që kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij. Kanë të bëjnë me të drejtën e tij për të vendosur rendin dhe sigurinë në territorin e Kosovës. Asnjë dënim, sanksion lexohen si inkurajim nga nacionalisti Vuçiç dhe unë jam skeptik se mund të ndikojnë pozitivisht në paqen në rajon.

berisha kurti kosova