Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, me SHBA dhe BE.
Gjatë fjalës së tij, Begaj ka thënë se gjatë takimit që ka zhvilluar me homologen e tij, Osmanin, janë diskutuar edhe zhvillimet në veriun e Kosovës.
"Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veriun e Kosovës. Pavarësisht provokimeve në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, SHBA dhe BE. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës, por koordinimi me partnerët, i domosdoshëm. Vlerësova hapat e marra nga qeveria për deeskalimin atje. Dialogu i ndërmjetëësuar dhe BE rruga e vetme për paqe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma evropianë. Shpreha mbështetjen e plotë të Shqipërisë për të kontribuar në funksion të këtij dialogu."-tha Begaj.
Lini një Përgjigje