TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 13:02

Skandal në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë; SPAK nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici filmohet duke kryer

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin i cili është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Në orën 13:00 u mësua se SPAK ka nisur hetimet duke regjistruar kryesisht procedimin penal.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ndalon kryerjen e marrëdhënieve seksuale deri në 3 vite burg.

Një video po qarkullon me shpejtësi, ku Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.

Në video, e cila është e gjatë më shumë se dy minuta, duket data 6 qershor 2023. Për arsye etike videon nuk e publikojmë.

Prapa kësaj ngjarjeje mund të jenë shumë të pathëna. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një marrëdhënie seksuale me dëshirë apo kemi të bëjmë me një videoshantazh.

safet gjici spak

Lini një Përgjigje