TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2025, 14:52

Skandali diplomatik: Ekuadori përmend 'mafian shqiptare' në OKB, Shqipëria në qendër të akuzave në nivel global

Shkruar nga Pamfleti
Skandali diplomatik: Ekuadori përmend 'mafian shqiptare' në
Gabriela Sommerfeld, ministre e Jashme e Ekuadorit /

Ministrja e Jashtme e Ekuadorit e vendos 'mafian shqiptare' në të njëjtin rang me kartelet meksikane të drogës; Shqipërina në udhëkryqin e reagimit diplomatik dhe të imazhit ndërkombëtar...

Një deklaratë e fortë dhe befasuese nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, ka vënë Shqipërën në fokusin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke alarmuar opinionin publik shqiptar dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përmasat e krimit të organizuar me lidhje shqiptare jashtë vendit. Sommerfeld përmendi 'mafian shqiptare' si pjesë të rrjeteve kriminale transnacionale që sipas saj, kanë kapur ekonomi, politika dhe institucione në Amerikën Latine, krahas karteleve të njohura si Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación.

"Kemi të bëjmë me organizata kriminale me emra si Sinaloa, Jalisco Nueva Generación, mafia shqiptare dhe të tjera, të cilat ushqejnë korrupsionin, destabilizojnë shtetet dhe pengojnë zhvillimin," tha ajo në fjalimin zyrtar në OKB, sipas raportimit nga portali VoxNews.al. Më tej, ajo shtoi se vetëm gjatë vitit 2023, Ekuadori ka sekuestruar mbi 294 tonë drogë dhe po shtyn reformat që parashikojnë lejimin e bazave të huaja ushtarake për të ndihmuar në kontrollin e territorit.

Kjo deklaratë nuk mund të shihet si thjesht një koment retorik: ajo është përfaqësuese e një shqetësimi të thellë të vendeve të goditura nga krimi transnacional, ku rrjetet shqiptare janë përshkruar nga agjenci si Europol dhe DEA si "një prej aktorëve më të sofistikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës". (Europol SOCTA Report, 2021).

Nga ana e saj, Shqipërina duhet të reagojë me mprehtësi diplomatike. Heshtja ose mohimi pa adresim konkret i akuzave mund të interpretohet si shmangie apo paaftësi. Një reagim dinjitoz do të ishte adresimi zyrtar i deklaratës nga Ministria e Jashtme, duke kërkuar nga Ekuadori sqarime mbi bazat e kësaj deklarate, por gjithashtu duke publikuar raportet që tregojnë për angazhimin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Analiza e kontekstit tregon se përveç Ekuadorit, vende si Italia, Belgjika, Spanja dhe Britania e Madhe i kanë përmendur shpesh rrjetet shqiptare si pjesë e krimeve të rënda në Europë, duke përdorur shprehje si "mafia shqiptare". Por ndryshimi qëndron tek përdorimi i këtij termi në skenën më të lartë diplomatike të botës, në Asamblenë e OKB-së, gjë që në vetvete bart pasoja serioze për imazhin e Shqipërës si shtet dhe për shqiptarët si diasporë.

Ky moment mund të shfrytëzohet si mundësi nga Tirana zyrtare: jo vetëm për të sqaruar qëndrimin ndaj krimit, por edhe për të pozicionuar veten si partnere e besueshme në luftën kundër krimit të organizuar global. Përndryshe, narrativa që ndërtojnë të tjerët do të vijojë të formësojë perceptimin për shqiptarët në botë./Pamfleti

gabriela sommerfeld ministre e jashtme e ekuadorit mafia shqiptare

2 Komente

  1. K
    Ku ka arrit vendi

    Po pse ju nxi bytha ketij shteti kriminal?Po te kishin principe,parime dhe te ishte shtet serioz nuk do lejonte kete katrahure ,njerezit populli do duhet te reagonte. I cmenduri i etur per pushtet dhe para ka gjetur terren ,ne nje vend me pak dinjitet ky zdap dhe satrap nuk do ishte ne krye te shtetit por ne burg te sigurise larte

    1. T
      T.T.

      Keta qelbesirat latino espanjolle duke filluar qe nga mamaja e tyre Spanja kane nje urrejtje nga Shqiptareve e Shqiperise. Duke iu referuar thenies se Skenderbeut kur erdhi ne Kruje 'Lirine nuk ua solla une por e gjeta mes jush', u thoni tere qelbasheve te botes se 'drogen nuk ua sollen e mesuan Shqiptaret por e gjeten mes jush e ua mesuat ju'.

      Lini një Përgjigje