Drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela ka reaguar pasi Silva Caka, ish-deputete e LSI u emërua zv.ministre e Brendshme.
Lela ka publikuar një foto të disa viteve më parë të Cakës, ndërsa shkruan “Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur të bëhet shefe e policëve që e dhunuan”.
Më te ai thekson se “betejat bëhen me ‘kap noj gjo’”, teksa shton se nuk është penduar “që u hodha në folenë e patro-policeve të Rilindjes, për t’i dale zot Silvës, sepse në fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetëm një vajzë, cilado vajzë”.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur të behet shefe e policëve që e dhunuan.
Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo është më e thjeshtë: betejat bëhen me ‘kap noj gjo’? Nuk jam penduar që u hodha në folenë e patro-policëve te Rilindjes, për t’i dalë zot Silvës, sepse në fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetëm nje vajzë, cilado vajzë.
Si rregull, një gruaje nuk i përmenden kaloresitë. Silvave të pushtetit, po!“, shkruan ai.

Mos u habisni. Vjen nga nje parti ku shitblerja e njerezve ishte programi. Te shitesh diku tjeter, apo blihesh nga nje bos tjeter eshte e zakonshme. Mos kerkoni dinjitet personalitet mirenjohje etj. Politika ne Shqiperi nuk ka moral. E turpshme per kete fycken qe genjehet por dhe per pafillon e gjate.
Ska funde Kurveria…,edhe Politike!!