Politike31 Mars 2023, 21:20

Skandali/ Stafi i Bajram Begut u kthen përgjigje ordinere qytetarëve, falsifikon e-mailin për të intimiduar gazetaren

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Stafi i Bajram Begut u kthen përgjigje ordinere qytetarëve,

Nuk kanë fund skandalet që dalin nga Presidenca e Bajram Begajt. Pasi mori detyrën, Begaj largoi gjithë këshilltarët dhe stafin që kishte shumë vite aty dhe tani ka mbledhur pas vetes një grup amatorësh që nuk e dinë se çfarë bëjnë.

Gazetarja Esiona Konomi ka publikuar sot një skandal që ka ndodhur me stafin e Presidencës. Në rrjetet sociale, Konomi ka publikuar përgjigjen që Presidenca i ka thyer një qytetareje, e cila kërkon të lërë shtetësinë. Përgjigja është mjaft ordinere dhe me gabime drejtshkrimore: “Mund të drejtoheni dhe në institucionin në të cilin keni paraqitur dosjen, kaq dim tju themi. Ditë mbarë”.

Ndërsa gazetarja shkruan me ironi: “Kaq di t’ju them @president.al më dilni vetë përpara (Email drejtuar një qytetareje që dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare)”.  

Por pas statusit të saj ka ndodhur një ngjarje skandaloze. Gazetarja pretendon se stafi i Presidencës ka falsifikuar një email, gjoja të shkëmbyer me të.

Presidenca, në vend që të merret me përgjigjet jo profesionale të punonjëses së saj Nensi, dhe ta orientojë zonjën të jetë më e kujdesshme në punë, i shpenzon energjitë të prodhojë email-e të tilla false për të më intimiduar. Nga ajo anë flini. Veçse emaili im është [email protected] dhe emri Esiona, dhe jo Esjona. Kijeni parasysh për montazhin e radhës", shkruan gazetarja.

begaj presidenca esiona konomi