
Një tjetër largim ka ndodhur nga grupi i Alibeajt. Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pa dhënë detaje për arsyen. Megjithatë Logu ka sqaruar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.
“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, shkroi Marash Logu.
Duhet theksuar se ditët e fundit shumë kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë kanë dhënë dorëheqjen.