TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 07:21

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, fokusi kryesor

Shkruar nga Pamfleti

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, fokusi kryesor

Shqipëria dhe Italia do të mbajnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku tri do jenë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët.

Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2010, dy shtetet firmosën Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Mësohet se 10 ministra të Qeverisë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës. Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Edi Ramës, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Lini një Përgjigje