
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj thasë vrasja mafioze pranë Aeroportit të Rinasit është një alarm kombëtar.
Teksa ka publikuar në rrjetet sociale videon e momentit të ekzekutimit në një vendndodhje ku kushtet e sigurisë duhet të ishin shumë të larta, Shehaj thekson se është e qartë që bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen nga Policia.
“E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh”, tha Shehaj.
Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen tek hetimet dhe arrestimet e banditëve, por të shkojë deri lart tek politika që i mbron.
“Në një vend normal, një atentat mafioz pranë Aeroportit do të ishte alarm kombëtar.
Kur një bos krimi vritet në mes të ditës, i shoqëruar nga një Agjent i Mbrojtjes Policore i cili kthehet në ‘truprojën’ e kriminelit, kjo tregon qartazi se sa e implikuar është Policia e Shtetit me krimin.
E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh.
Ndërsa ministrja flet për suksese, realiteti është se mafia lëviz me mbrojtje nga policia.
Shqipëria nuk do të jetë e sigurt derisa pushteti të ndahet nga krimi dhe drejtësia të mos ndalet te bandat, por të shkojë deri lart te politika që i mbron”, shkruan Shehaj.
Lini një Përgjigje