
Ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste thuri lavde pa fund për mënyrën se si kryeministri Edi Rama ka qeverisur vendin në gjithë këto vite.
Pavarësisht se Rama e ‘zhveshi’ Xhaçkën nga posti i ministres, të cilin e mbante pak muaj më parë, kjo e fundit gjatë ditës së sotme vijojë ‘lëpirjet’ dhe ‘lavdet’ ndaj kryeministrit, të cilat ngjanë si një thittj për ndihmë përballë proceseve të hapura që ka me drejtësinë.
“Me erdhi ndërmend një mik quhet Richard Engel, shkrimtar dhe gazetar i njohur që verën e kaluar më bëri një pyetje: Më tha si ka mundësi që deri dje dëgjoja kaq shumë për një Shqipërie të pashpresë dhe sot dëgjoj çdo kënd të flasë me superlativa për Shqipërinë? Cfarë bën ky kryeministri juaj që i magjeps të gjithë? I thashë me shaka që mbath atlete të bardha në samite botërore dhe dallon me shtalartësinë e tij. Përtej shakasë besoj se nuk e teproj nëse them se në politikën e jashtme ka ndodhur në revolucion dhe se kryeministri ynë ka një rol të pazëvendësueshëm si ideator dhe promotor i kësaj qasje të re”, tha Olta Xhaçka.
E rrezikuar nga hetimet e SPAK, Xhaçka duke se po mundohet të mbajë një ‘litar’ shpëtimi te kryeministri nëse gjërat shkojnë keq e më keq për të në luftën me drejtësinë. Mbase e frymëzuar nga rasti i Ilir Beqajt, ajo shpreson që Rama ta mbrojë atë në të njëjtën mënyrë.
Lini një Përgjigje