Politike 8 Dhjetor 2023, 13:51

Shqipëria rënie drastike në testin e “PISA”, Ogerta Manastirliu kyç gojën para Kongresit të PS

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria rënie drastike në testin e “PISA”, Ogerta
Ogerta Manastirliu

Socialistët e kanë kthyer në paradë të arritjeve të qeverisë dhe lavdeve për kryeministrin Edi Rama kongresin që po zhvillohet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Në panelin e tretë ishte edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ajo foli për të tashmen dhe të ardhmen, por nuk tha asnjë fjalë për rezultatet e “PISSA-2022” për nivelin e arsimit. Rezultatet ishin katastrofike, por ministrja nuk tha asnjë fjalë.

“Do të nisim programin për zhvillimin profesional të mësuesve për të pasuruar aftësitë pedagogjike. Nuk do të lëmë pas fëmijët me aftësi speciale. Do të rrisim me 2 mijë numrin e mësuesve ndihmës. Viti 2024 do të jetë viti i rritjes së pagave për mësuesit duke e çuar mesataren në 900 Euro.

Plani është për të ndërtuar 150 shkolla dhe palestra në të gjithë vendin. Do të shtrijmë testet e dixhitalizuara të arsimit. Arsimi i lartë do të hyjë në një dimension të ri, dimensionin europian.” tha Manastirliu.

Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm dhe shkencën.

Rezultati i testit për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim dhe shkencë.

Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematik në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

Lexo po ashtuKosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

Nxënësit shqiptar janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

ogerta manastirliu kosongresi i ps