Politike 8 Dhjetor 2023, 14:45

Bardhi ironizon Kongresin e PS, publikon fotot e zyrtarëve në SPAK: Paneli i 7 do të futet online!

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi ironizon Kongresin e PS, publikon fotot e zyrtarëve në SPAK:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet këtë të premte.

Ai ka publikuar fotografitë e 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-deputetëve që janë hetuar nga SPAK, duke i quajtur ata “paneli i 7”.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!", shkruan Bardhi.

Kongresi i PS, që po mbahet ditën e sotme është i ndarë në 6 panele të me tematika të ndryshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë” dhe ai do e mbajë fjalën i fundit, rreth orës 16:40.

Fjala e tij pritet me shumë interes mund të lajmërojë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në forumin më të madh të Partisë socialiste pritet që filllimisht të diskutohet rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë dhe për strategjinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

bardhi kongresi i ps