Politike15 Mars 2023, 20:00

Spartak Ngjela “zbërthen” lëvizjet e PD: Asnjëra nga palët nuk ka dëshirë të futet në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela “zbërthen” lëvizjet e PD: Asnjëra nga

Avokati Spartak Ngjela e komenton ndryshe “rrëmujën” në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe mos regjistrimin e saj në zgjedhjet e 14 majit

I ftuar në “Abc News”, Ngjela tha se duket qartë se kjo parti me shumë gjasa nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje, kjo sipas tij sepse të gjithë aktorët e kësaj partie i frikësohen rezultatit të dobët më 14 maj.

Nuk di çfarë të them. PD është kjo . Ajo s’ka hyrë njëherë në zgjedhjet, Saliu nuk hyri, lërë se çfarë thonë këta broçkulla Basha. Basha ku kishte gjë në dorë atëherë. Mos ka vendosur prapë të mos hyjë, sepse mos dalin keq. Kjo janë parti që, flas për PD, një parti, e cila dënon të gjithë elektoratin e saj të mos votojë, që nëse dalin dobët, duhet të ikë lidershipi. E kuptoni se sa kalamaj që janë? Duke mos hyrë, nuk kanë përgjegjësi për rezultatin. Ja këtë kanë bërë. Këta janë albanezët në politikë, kështu kanë qenë në 30 vjet”, tha Ngjela.

Pak ditë më parë Ilirin Celibashi vendosi që PD të mos futet në zgjedhje. Ai këmbëngul se duhet të vijë një shkresë me firmën e Lulzim Bashës, të cilin gjykata e njeh si kryetar.

pd zgjedhjet ngjela