Politike15 Mars 2023, 19:25

Administrata nën terror, Rama mbledh deputetët dhe jep urdhra për të shtuar përdoruesit e “Aktiv1stit”; mungon Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti

Administrata nën terror, Rama mbledh deputetët dhe jep urdhra për

Partia Socialiste duket se ka gati emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar ku për më shumë se një orë pati diskutime si për kandidatët, ashtu dhe për angazhimin në këto zgjedhje. Nesër do të mblidhet Kryesia, ku dhe do të bëhet zyrtarizmi i kandidatëve.

Rama u ka dhënë direktiva deputetëve përsa i përket angazhimit dhe organizimit të degëve të PS-së në të gjithë qytetet e vendit. Rama ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal në zonat e tyre. Gjithashtu kreu i qeverisë ju ka thënë deputetëve gjatë mbledhjes se do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre. Nëse marrin rezultat të dobët duhet të mbajë përgjegjësi.

Në mbledhje drejtuesit politikë kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiak.

Ajo që ra në sy është se në këtë mbledhje mungonte Arben Ahmetaj, duke vulosur kështu ndarjen finale me PS. Që pas nisjes së hetimeve ndaj tij, Rama e shiti, siç ka bërë me gjithë të tjerët. Ahmetaj ju përgjigj dhe e paralajmëroi, ndërkohë që sot ka refuzuar të ulet përballë kryeministrit.

Por skandali është se Rama ka kërkuar angazhim maksimal për të forcuar platformën ‘Aktivisti’. Ky aplikacion ka shkaktuar mjaft debate, pasi përmes tij mbahet nën presion administrata. Mirëpo duket se ky është dhe qëllimi i Ramës. Ai ka kërkuar që sa më shumë njerëz të shkarkojnë aplikacionin dhe të jenë aktivë në të. Pra sa herë afrohen zgjedhjet, mazhoranca aktivizon makinerinë e patronazhistëve për të ushtruar presione e shantazhe.

 

rama ahmetaj ps