TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 11:24

Spiunët i ‘nxjerrin sytë’ njëri tjetrit: Baton Haxhiu kërkon hapjen e dosjes së Fatmir Xhafajt

Shkruar nga Pamfleti
Spiunët i ‘nxjerrin sytë’ njëri tjetrit: Baton Haxhiu
Fatmir Xhafaj dhe Baton Haxhiu /

Dhe për Baton Haxhiun, kur iu dha shtetësia shqiptare dhe kur kryeministri Edi Rama e emëroi këshilltar; asnjë institucion i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, nuk i kërkoi agjencive të Kosovës, të dhëna për të si spiun i UDB-së e Shërbimit Sekret BIA të Serbisë...

Në datën 14 shtator 2022, Baton Haxhiu, këshilltari i kryeministrit Edi Rama dhe analist i televizionit të familjes “non- grata” e “TV-Klan”; i ka dërguar Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, një kërkesë lidhur me dosjen e deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Në shkresën dërguar si pronar e drejtues i portalit “Albanian Post” me e-mail: [email protected], Baton Haxhiu i kërkoi sqarime Kryetares së Autoritetit të dosjeve të spiunëve, Gentiana Sula, se përse nuk hap dosjen e Fatmir Xhafajt, siç hapi dosjen e Ilir Metës.

Këtë kërkesë, Baton Haxhiu e justifikoi si informacion e interesim të publikut, të cilët, sipas tij, i kanë dërguar informacione me prova te portali “Albanian Post”, për lidhjet dhe veprimtarinë e deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj me ish-sigurimin e shtetit, si ish-spiun gjatë viteve studentore e gjatë punës si hetues i diktaturës në Krujë.

Spiunët i ‘nxjerrin sytë’ njëri tjetrit: Baton Haxhiu

Për këto informacione e kërkesa, për të hapur dosjen e Fatmir Xhafajt si bashkëpunëtor i sigurimit e hetues në Krujë, Baton Haxhiu i kujtoi kryetares Gentiana Sula, se i janë dërguar dhe asaj e institucionit të dosjeve të ish-spiunëve, por ajo ka trajtuar vetëm dosjen e spiunit Ilir Metaj.

Autoriteti dosjeve, në përgjigjen dërguar Baton Haxhiut, i thotë se për dosjen e ish-spiunit Ilir Metaj, ka pasur kërkesë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për dosjen e Fatmir Xhafajt, nuk ka asnjë kërkesë nga Kuvendi.

Spiunët i ‘nxjerrin sytë’ njëri tjetrit: Baton Haxhiu

Dhe sipas ligjit, nuk mund t’i jepet informacion medias, por vetëm institucioneve ku personi është funksionar, ose institucioneve ku ai kërkon të emërohet apo zgjidhet.

Por Baton Haxhiu, i ka kërkuar informacion të detajuar, se përse dosja e ish-presidentit Ilir Meta(j) u bë publike brenda 2 ditëve pas kërkesës së krye parlamentares Lindita Nikolla, ndërsa kërkesa për hapjen e dosjes së deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj është lënë në heshtje.

Spiunët i ‘nxjerrin sytë’ njëri tjetrit: Baton Haxhiu

Faktikisht, Fatmir Xhafaj ka qenë ish-spiun i sigurimit të shtetit, rekrutuar në Vlorë pas përfundimit të shkollës së mesme, si spiun me kontribute të shumta e të rëndësishme për diktaturën, për të cilat e shpërblyen duke e çuar për studime në degën shkenca politike, që përgatiste mësues për lëndën Marksizëm-Leninizëm dhe hetues.

Pas 6 muaj “praktikë hetimi e torturash” në birucat e ish-Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës; Fatmir Xhafaj, në vitin 1982 në moshën 23-vjeçare, u emërua hetues në Krujë ku qëndroi deri në vitin 1986, kur e caktuan Sekretar të Rinisë Komuniste në Tiranë, ku qëndroi deri në muajin maj 1992.

Dosja e Fatmir Xhafajt, duhet hapur jo vetëm për spiunllëqet e torturat që ka bërë, por dhe për mashtrimin në CV-në e tij; ku 4 vitet si hetues në Krujë, i ka deklaruar vite pune “Jurist”.

Dhe për Baton Haxhiun, kur iu dha shtetësia shqiptare dhe kur kryeministri Edi Rama e emëroi këshilltar; asnjë institucion i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, nuk i kërkoi agjencive të Kosovës, të dhëna për të si spiun i UDB-së e Shërbimit Sekret BIA të Serbisë./Pamfleti

 

fatmir xhafaj baton haxhiu spiunë

Lini një Përgjigje