
Vijon gallata me Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë, ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politikë në kryeqytet, teksa ka vijuar me bëmat e tij.
Ai i sfidoi kandidatë duke pyetur nëse ka “ndonjë që hipën në paralele më lart ose që vrapon më shpejt se Ilir Meta”.
“Rilindja, kjo farë e keqe do të shembet. Ka programuar shpopullimin e vendit. Ne i shërbejmë popullit tonë dhe si asnjëherë më parë gjithë vendi i ka sytë të konventa e PL. Nëse ka kandidatë të tjerë le të dalin. Nëse ka një që hipën në paralele më lart se Ilir Meta, nëse zgjohet në herët se Ilir Meta, të vrapojë më shpejt se Ilir Meta. Epo tani sufllaqe nga qielli nuk bien më”, u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje