Politike27 Mars 2023, 10:14

Plumbat në drejtim të Top Channel, Alibeaj: Ngjarje e rëndë, autorët të vihen para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti
Plumbat në drejtim të Top Channel, Alibeaj: Ngjarje e rëndë,

Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për sulmin gjatë natës në Top Channel ku mbeti viktimë roja i sigurisë Pal Kola. Ai u shpreh se ky është një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.”- shkruan Alibeaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët, ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri. Mjeti i përdorur në krim u gjet në flakë bashkë me armët. Atentatorët besohet të kenë qenë tre, një në timon dhe dy me kallashnikovë në duar që kanë qëlluar.