Politike27 Mars 2023, 09:48

“E tmerrshme”, Sula për sulmin me armë drejt Top Channel: Siguria publike në ditët më të errëta!

Shkruar nga Pamfleti

“E tmerrshme”, Sula për sulmin me armë drejt Top Channel:

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel. Për pasojë humbi jetën roja që punonte aty, 60 vjeçari Pal Kola. Sula shkruan se siguria publike është në ditët më të errëta. Deputeti shton më tej se kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë.

"Siguria publike në ditët më të errëta. Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizionin ” Top Channel” është e tmerrshme dhe ka rrëzuar shtetin.

E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60 vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë. Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë. Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes."- shkruan ai.

dashnor sula sulmi me arme ndaj top channel