Politike27 Mars 2023, 08:22

Vrasja te Top Channel, Begaj: Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja te Top Channel, Begaj: Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në ambientet e Top Channel, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur roja i sigurisë.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, dhe bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”. shprehet Begaj në postimin e tij.

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni, i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.

Burime bëjnë me dije se një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve. Mësohet se mjeti i përdorur nga autorët ishte tip 'Range Rover', me targa të vjedhura. Mjeti u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi.

Vrasja te Top Channel, Begaj: Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje

vrasja te top channel begaj