TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 09:45

Brukseli mesazh të prerë Ramës: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, SPAK nuk preket

Shkruar nga Pamfleti

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri, ku theksoi se vendi ynë duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit.

Brukseli mesazh të prerë Ramës: Shqipëria të
Andreas Schieder

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri.

Schieder tha se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se Brukseli mbështet punën e SPAK.

“Puna e SPAK të mbetet e pandërprerë nga aktorë të tjerë dhe puna e SPAK të mos pengohet nga institucione të tjera”, tha ai.

Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme”, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar.

"Në këtë vizitë unë u përqendorva edhe te politikat sociale kur fola me përfaqësuesit e komisionit treplaësh, sepse cilësia e një dialogu të mirë është shumë i rëndësishëm dhe roli i shoqërisë civile duhet të përmirësohet...

Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm. Së pari, Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore, megjithatë institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, me gjejet e tyre, në bazë të legjislacionit, kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK-ut. Natyrisht nuk është për ne që të ndërhyjmë apo të komentojmë ndonjë rast specifik”, theksoi ai, kur u pyet për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Schieder gjithashtu i bëri thirrje aktorëve politikë për dialog për të çuar para rrugën e Shqipërisë drejt BE.  

“Si politikan ti ke mendimin tënd personal, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Nuk qëndroj si eurodeputet me idetë e mia për zhvillimet politike apo për sjelljen e deputetëve të caktuar. Unë qëndroj si raportuesi në PE. Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, ne si PE, mendojmë që ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëj një hap para, të mos dramatizohet çdo gjë, të mos fillohet me molotovë, por të luftohet fort me argumente në skenën politike aty ku duhet. Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë. Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë e duan integrimin. Kjo është gjëja më emirë që mund ti tregojë Shqipëria-Europës. Mësova që ka unanimitet për disa çështje të politikës së jashtë, do doja që çështje të tilla europiane të sjellin ndryshimin e kulturës edhe në çështje të tjera. Shqipëria ka patur ecuri madhore në negociata. Në pranverë Shqipëria do fillojë të mbyllë kapitujt, do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve, por edhe për mbylljen. Ideja e ligjit nuk është që ne e kënaqem BE. Shqipëria kë vendosur ti përkushtohet reformave, sidomos për luftën kundër krimit të organizuar. Arena politike, duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikim të duhur për mënyrën se ku është Shqipëria tani dhe se ku do arrijë në të ardhmen”, tha ai.

brukseli mesazh të prerë ramës

1 Komente

  1. B
    BASHKIMI ALBANISTAN

    Brukseli duhet të ristrukturojë së pari praninë në Tiranë. Ne duam që njerëzit të ngrenë kampe pranë Adriatik Lapaj në Bulevardin. Nuk kemi nevojë për Ambasadën e BE-së në vendet turistike të Dhërmiut, Ksamilit apo Valbonës!

    Lini një Përgjigje