Politike13 Shtator 2023, 15:04

Takimi i radhës me grupin e Bardhit, Berisha del i entuziazmuar: Rama do të marrë përgjigjet e merituara

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i radhës me grupin e Bardhit, Berisha del i entuziazmuar: Rama do

Në përfundimit të mbledhjes së sotme të iniciuar nga Gazment Bardhi, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takim u diskutua për mosfunksionimin e Parlamentit.

“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.

I pyetur nëse e sheh mundësin e një bashkimi me Bardhin dhe deputetët që e mbështesin këtë të fundit, Berisha tha: E shef qiellin e kthjellët e konsideron mundësinë e shiut…

Kjo ishte mbledhja e dytë e organizuar nga Gazment Bardhi, që nga koha kur Lulzim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike.

berisha bardhi mbledhja