Politike13 Shtator 2023, 14:18

Bardhi dhe Berisha forcojnë aleancën, deputetët mbledhin firmat për 3 komisione hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi dhe Berisha forcojnë aleancën, deputetët mbledhin firmat

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë forcuar aleancën mes tyre. Pas takimit që u mbajt javën që shkoi, sot janë mbledhur deputetët e të dyja grupeve për të diskutuar mbi ngritjen e komisioneve hetimore.

Ata do t’i drejtohen Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Ndërkohë sot PS dha sinjalin përmes Bledi Çuçit se PS njeh grupin e Lulim Bashës, ndërkohë që më herët është bërë e qartë se kërkesat e Berishës nuk pranohen.