TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2026, 11:41

Takimi me drejtuesit e inspektoriateve, Rama sfidon Dash Sulën: S'më ke lënë gjë pa thënë, ta shohim si do ta bësh detyrën tani

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me drejtuesit e inspektoriateve, Rama sfidon Dash Sulën:
Rama në takim me drejtuesit e inspektoriateve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e inspektoriateve në vend, në prani të kryeinspektorit të ri, ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Në fokus të takimit ishte reforma në sistemin e inspektimeve dhe nevoja për një ristrukturim të thelluar të mënyrës së funksionimit të tij.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se faza e parë e reformës, e cila sipas tij ka konsistuar në studimin e modeleve dhe krijimin e bindjes për domosdoshmërinë e ndryshimit të skemës së vjetër organizative, tashmë është tejkaluar dhe se puna do të vijojë me zbatimin e thelluar të reformës në terren. Ai paralajmëroi gjithashtu nisjen e punës për ndërtimin e një kompleksi të ri për inspektoriatet, me synimin për të krijuar kushte optimale dhe për të përqendruar në një hapësirë të vetme strukturat përkatëse.

Më tej, Rama vuri theksin te problematikat që, sipas tij, kanë shoqëruar ndër vite sistemin e inspektimeve, duke përmendur mungesën e progresit të mjaftueshëm, problemet në organizim dhe drejtim, si dhe hendekun mes shërbimit ndaj qytetarëve dhe rasteve të abuzimit.

Ai theksoi se ndryshimi i individëve nuk është i mjaftueshëm nëse sistemi nuk është i strukturuar dhe drejtuar siç duhet, duke e konsideruar reformimin e mekanizmit si kusht thelbësor për të shmangur përsëritjen e problemeve të së shkuarës.

Ai ka sfiduar gjithashtu kryeinspektorin Dashnor Sula, për të adresuar në praktikë qëndrimet dhe deklaratat e mbajtura më herët në Parlament. "Të shohim si do ti bëjë punët, për të cilat nuk ka lënë gjë pa thënë në Parlament.", iu drejtua Rama-Sulës.

“I uroj punë të mbar kryeinspektorit. Është një moment i rëndësishme i kësaj reforme sepse pasi kemi kapërcyer fazën e parë që ati shumë nevojë për parapërgatitej për të studiuar modelet dhe për të krijuar një lloj bindjeje tek të gjithë se ishte një domosdoshmëri të kapërcehej skema organizative e të shkuarës, tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të reformës. Do të shoqërohet me fillimin e punë për të ndërtuar kompleksin e ri të inspektoriatiat që do të krijojë kushte optimale për të mbledhur të gjithë inspektoriatet. Një gjë është e sigurtë, deri tani ne nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Mbete një problem në gjithë mekanizmin e funksionimin të shtetit, në organizim, në mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit që atyre që duhet të shërbehen. Në vend që të shërbehen të abuzohen. Unë gjithmonë kam besuar sistemi dhe përmirësimi është përgjigja. ,und të ndërrojmë të gjithë njerëzit, po qe se sistemi nuk është i strukturuar si duhet, dhe po qe se drejtim nuk është i duhuri, përsëri biem në të njëjtat situata.

Vjen nga një karrierë pulitke, por më parë ka qenë një progtagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishme. Ka dhe sfidën që të gjitha ato që ka thënë në parlament t’i adresojë”, tha ndër të tjera Rama.

 

rama sfidon dash sulen inspektor

Lini një Përgjigje