TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 13:01

Takimi me FRPD, Rama përçan selinë blu: Merrni shembull nga rinia demokrate e Vlorës, voton 5!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me FRPD, Rama përçan selinë blu: Merrni shembull nga
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka pasur një takim me disa të rinj nga FRPD-ja në Vlorë. Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ju bën thirrje të gjithë demokratëve që të marrin shembull nga rinia demokrate e Vlorës

Kryeministri thotë se duhet të bashkohen me ta jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“VOTO 5! Je demokrat? Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS  në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur”, shkruan Rama.

kryeministri edi rama takimi me frpd

Lini një Përgjigje