TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 20:11

“Të dy i kanë sytë nga lindja”, Alibeaj akuza Berishës dhe Ramës: I kanë ngulur kthetrat Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Të dy i kanë sytë nga lindja”, Alibeaj akuza

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj është shprehur se PD-ja e tij është alternativa e re për qytetarët, për këto zgjedhje, edhe pse ai ka vetëm 14 kandidatët, në të gjithë vendin.

Alibeaj akuzoi Berishën dhe Ramën se janë bashkë dhe bëjnë pazare për shkatërrimin e Shqipërisë, teksa shtoi se të dy ata janë të orientuar nga lindja.

Përballë pushtetit të shpresës Edi Rama dhe dy të tjerët që kanë ngulur kthetrat Shqipërisë nuk kanë asnjë shans. Ato shohin nga lindja, ne shohim nga perëndimi. Ata bëjnë pazare, ne mundohemi të bëjmë politikë. Ata janë qartësisht sovjetikë ne jemi thelbësisht euroatlantik. Ka vetëm një mënyrë që Shqipëria të çlirohet, që pushteti lokal të çlirohet, që Tirana të çlirohet. Në 14 Maj, dita e votimeve, të votohet PD, të votohet një individ, një fenomen politik, një ide politike siç është Roland Bejko”, tha Alibeaj.

Gjithashtu dhe kandidati demokrat, Roland Bejko foli për synimin e tij në këtë garës, për bashkinë më të madhe të vendit.

Synimi ynë si Parti Demokratike dhe imi si kandidat për Tiranën, është të sjellim një model të qeverisjes së mirë si në pushtetin qendror ashtu dhe atë lokal. Problemi sot është se pushteti qendror është i korruptuar dhe abuziv, gjë që pastaj reflektohet dhe në pushtetin lokal”, tha ai.

alibeaj berisha rama

Lini një Përgjigje