Politike 2 Shkurt 2024, 15:26

"Të hënën nisin protestat", Noka paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar: Do të bllokojmë institucionet

Shkruar nga Pamfleti

"Të hënën nisin protestat", Noka paralajmëron

Deputeti demokrat Flamur Noka tha se opozita do të nisë protestat të hënën. Ai gjithashtu paralajmëroi se protestat do të vijojnë si pjesë e aksionit të opozitës.

Noka madje ka paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen deri në bllokim dhe paralizim të institucioneve.

“Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamentit. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëve, por i krimit, inceneratorëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt”, ka thënë Noka.

Sipas Nokës në vendin tonë nuk ka demokraci dhe opozita nuk do reshtë deri sa ta rikthejë.

Ndërkohë detajet do të vendosen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që do të mblidhet pasditen e nesërme, në orën 17.00.

“Nesër do të ketë agjendë opozita bllokime, paralizim të institucioneve të këtij shteti, jo nesër, në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionojë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, tha Noka në News 24.

flamur noka proteste parlament