TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 13:38

Tensione në seancën pleanre, Taulant Balla: Po ndodh diçka e paprecedentë në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në seancën pleanre, Taulant Balla: Po ndodh diçka e
Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka kërkuar sot respektimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndërprerjen e diskutimeve jashtë rendit të ditës, duke theksuar se seanca nuk mund të fillojë me debat mbi procesverbalin.

Sipas tij diçka e paprecedentë po në Kuvend me opozitën.

“Në seancë kam marrë fjalën dhe, bazuar në procesverbal, kujtoj që kam kërkuar respektimin e nenit 44, pika 2, të Rregullores.

Citoj se seanca fillon me miratimin e procesverbalit dhe pas miratimit, fjala u jepet vetëm deputetëve që kërkojnë të propozojnë korrigjim ose të saktësojnë mendimin e tyre.

Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që s’kanë dhënë asnjë informacion për fjalimin e tyre ‘historik’ të para disa ditëve. Për herë të parë po ndodh një precedent që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.
Nuk ka pasur diskutime të kësaj natyre në rendin e ditës – diskutime të tilla bëhen pas miratimit të rendit të ditës.

Kemi pasur një diskutim të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por deputetja nuk priti, por mori fjalën për procesverbalin. Pak durim, do të shkojmë te ajo pikë. Z. Kryetar, duhet t’i japim fund këtij procesi, s’mbahet mend të nisë Kuvendi me procesverbalin!”, tha Balla.

Ndërkohë opozita ka kërkuar që të ripërsëritet seanca e shkurtër e 24 shtatorit, gjatë së cilës u votua qeveria e re dhe programi qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke theksuar mungesën e kohës dhe debatit të duhur në atë mbledhje.

tensione në seancën pleanre

Lini një Përgjigje