Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës, duke komentuar episodin e përdorimit të spray-t lotsjellës ndaj tij gjatë zhvillimit të tubimit.
Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të shëmtuar, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla nuk do të ndikojnë në tërheqjen e opozitës, por përkundrazi do të rrisin vendosmërinë për vijimin e protestave.
"Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo sa rrit vendosmërinë e protestuesve për të hedhur në lanë atë dhe regjimin e tij. Nuk kemi të ndalur. Apsolutisht. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur, në të ekzistencën tonë, më madhështore do të jetë ajo e ardhshmja. Do t'ju njoftoj”, tha Berisha.
AHAHAHA, ESHTE PAK, DUHEJ AVNI RUSTEMI