
Tjetër largim nga radhët e grupit të Alibeajt.
Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti i cili garonte nën logon e Partisë Demokratike, është tërhequr nga gara.
Mësohet se Skënder Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.
Sakaq, zbulohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.