Politike30 Mars 2023, 19:00

Pas Tiranës edhe Durrësi kërkon ndryshim, sondazhi i “Pamfleti”-t paralajmëron përballje të fortë mes Sakos dhe Carës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Tiranës edhe Durrësi kërkon ndryshim, sondazhi i

Bazuar në një sondazh të hapur nga “Pamfleti” për 24 orë, gara për Bashkinë e Durrësit do të jetë shumë e fortë mes Igli Carës dhe Emiriana Sakos...

Pas Tiranës, edhe Durrësi po jep sinjale se kërkon ndryshim në zgjedhjet e 14 majit. Prej më shumë se 20 vitesh, kjo bashki është drejtuar nga e majta dhe zgjedhjet e 14 majti duket se do të sjellin një përplasje të fortë në qytetin bregdetar.

“Pamfleti” hapi një ditë më parë një sondazh duke pyetur qytetarët: “Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kë do të votonit në Bashkinë e Durrësit?”. Bazuar në të dhënat e këtij sondazhi për 24 orë, rezulton se 47 për qind kanë votuar për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara; 44 për qind kanë votuar për kryebashkiaken aktuale dhe kandidaten e PS Emiriana Sako. Ndërkohë që më pak se 9 për qind kanë votuar abstenim. 

Duhet theksuar se sondazhi është thjesht një votim i hapur dhe mund të votojë kushdo vetëm një herë, por deri diku ai jep një perceptim se si mund të jetë gara e 14 majit. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 2366 qytetarë, një numër i mjaftueshëm për të treguar se në zgjedhje PS nuk do e ketë dhe aq të lehtë të marrë mandatin e radhës.

Duke hequr Tiranën, Durrësi është qyteti që ka një rëndësi mjaft të madhe politike dhe të gjithë e lakmojnë. Së pari është projekti i portit. Nëse ky projekt bëhet ashtu siç flitet do ketë miliona euro investime. Së dyti, Durrësi është kthyer në portën kryesore të trafiqeve dhe sidomos Kokainës. Duhet thënë se është qarku që ka ndikimin më të madh të krimit në politikë dhe sinjalet janë të qarta se si PS, ashtu dhe Meta me Berishën e lakmojnë këtë bashki.

Duke ju referuar sondazhit duket se qytetarët duan ndryshim dhe Emiriana Sako me Igli Carën do kenë një përballje të fortë mes tyre. Ndërkohë edhe në një sondazh që bëri “Pamfleti” për Tiranën, shumica votuan për Belind Këlliçin. /Pamfleti

Pas Tiranës edhe Durrësi kërkon ndryshim, sondazhi i
Rezultatet e sondazhit

sondazhi durres ndryshim