Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi nga Lezha ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, ka sfiduar Edi Ramën me Sali Berishën për numrin e mandateve në 11 Maji për qarkun.
Kreu i PSD, tha se partia e tij në Lezhë do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Më pas ai tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë.
Për këtë, dha shembullin e mungesës së një pajisje në spitalet e vendit që kushton sa 300 metër rrugë, por që shpëton jetë njerëzish.
Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar.
Kreu i PSD në takimet elektorale fajëson dy partitë e mëdha PS dhe PD për gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria.
"Në 2013 Sali Berisha la pushtetin të korruptuar. Edhe sot të vjen turp kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe hetim. Si mund të shkojmë në Europë kur ne s’kemi aparatura për të sëmurët, si mund të shkojmë në Europë ku pensionet tona janë 100 euro, si mund të shkojmë në Europë kur akoma s kemi ndarë tokat. Kanë hap fjalë se do të bashkëpunojmë me Sali Berishën. Më parë bën Edi Rama koalicion me Sali Berishën sesa Tom Doshi me Sali Berishën", shtoi ai.
Takimet elektorale të PSD do të vijojnë në gjithë vendin ndërsa social demokratët synojnë që në zgjedhjet e 11 majit përveçse të sigurojnë grup parlamentar deputetësh të jenë edhe forca politike që do vendosë qeverinë e ardhshme.
Lini një Përgjigje