TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 12:36

Tubimi pro ish-liderëve të UÇK, Presidenti Begaj takon Ali Ahmetin: Mbështetje unanime e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi pro ish-liderëve të UÇK, Presidenti Begaj takon Ali

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në tubimin pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.  

“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, vlerësoi Begaj, i cili shtoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues.  

Gjatë bisedës me Ahmetin është diskutuar edhe për faktorin shqiptar në rajon. Presidenti Begaj u shpreh për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin Euroatlantik të tij.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon dhe përpjekjeve për të siguruar ndaj qytetarëve një jetesë sa më të mirë.

 

 

Lini një Përgjigje