TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 19:49

“Turizëm dy ditor”, Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë në Tepelenë: Gjithmonë përpara, Bënça na pret!

Shkruar nga Pamfleti

“Turizëm dy ditor”, Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë

Ish kryeministri Sall Berisha e ka quajtur turizëm dy ditor, mbledhjen që qeveria Rama zhvilloi dje dhe sot në Tepelenë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ironizo mbledhjen, teksa shtoi se për mbarëvajtjen e kësaj gostie u përkujdes vetë Tërmet Peçi.

I ndalur tek ndryshimet e qeverisë, urdhër arrestet e SPAK, si edhe çështjen e Arben Ahmetajt, Berisha thotë se mafia shqiptare kishte dy alternative për zgjedhur, Burrelin dhe Bënçën, duke shtuar se zgjodhën këtë të fundit si më të lehtë për ardhmen e tyre.

Gjithmonë përpara, Bënça na pret! Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gjithmonë përpara Bënça na pret! Miq, prej dy ditësh qeveria e Edi Ramës është mbledhur në Bënçë, me mace dhe minj, ministra, zëvendës ministra, sekretarë e këshilltarë, gjithsej pa shoferët dhe badiguardët bëheshin 210 vetë.

E gjithë ritrita e Bënçës u zhvillua nën përkujdesjen vëllazërore të Tërmet Peçit i cili thuhet se siguroi 200 ferlike keci, 25 domixhanë raki dhe pesë fuçi dhallë dybeku.

"Epo derrat e kënaqur nuk kanë të ngopur": shprehet nën zë Tërmeti.

Në të vërtetë ritrita e Bënçës ishte si pëshpëritja jo vetëm e qeverisë por e gjithë regjimit dhe kjo e mallëngjente shumë Tërmetin!

Miq, Bënça nuk u zgjodh rastësisht, por fatalisht.

Ritrita e Bënçës u mblodh pas arrestimit të Gjushit, mikut më të shtrenjtë familjar të Edi Ramës, pas aktit horror të mafies së PS Rraja, pas arratisjes së bashkëpuntorit më të afërt të Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe publikimit të dosjes së tij si aktakuzë dhe nekrologji ligjore për Edi Ramën dhe qeverisë së tij, u mblodh pas sakrifikimit dhe përcjelljes drejt qelisë së numrit dy të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit, pas Asamblesë me dyer të mbyllura të mafies shtetërore më të rrezikshme në Evropë.

Në këto rrethana, mafia qeveritare kishte vetëm dy alternativa për të zgjedhur: Burrelin ose Bënçën!

Ndaj zgjodhën Bënçën, si më të lehtë për të ardhmen e tyre dhe pas dy netë e tre ditë, u larguan të bindur me moton “Gjithmonë përpara drejt Bënçës që na pret!", shkruan Berisha.

berisha mbledhja e qeverisë tepelenë

Lini një Përgjigje