
Pranvera Strakosha, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, paraqiti sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor, ndërsa u përball me një seri pyetjesh nga anëtarët e këtij komisioni.
Një nga pyetjet që iu drejtua Komisioneres, kishte të bënte me ultimatumet e e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e nëpunësve në Bashkitë e vendit, përfshi këtu edhe nënkryetarëve.
Strakosha tha se institucioni që drejton nuk është Gjykatë, ndërsa e konsideroi aktin e dorëheqjes si vullnet të individit që e ndërmerr.
Debati
Ndoja: Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?
Strakosha: Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin. Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre. Nuk jemi në gjendje të japim një faturë të përgjithshme sepse kjo bëhet në bashkëpunim me KLSH-në, institucionet që inspektojnë.
Lini një Përgjigje