TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 21:32

Mirlind Daku spikat në Rusi, sulmuesi i kombëtares shënon golin e parë të sezonit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mirlind Daku spikat në Rusi, sulmuesi i kombëtares shënon golin e
Mirlind Daku

Rubin Kazan është duke zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Orenburgut, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa protagonist për skuadrën e tij ishte Mirlind Daku.

Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, duke finalizuar me sukses një asist të Dardan Shabanhaxhajt. Ky është goli i parë i Dakut në prag të sezonit të ri me fanellën e Rubin Kazanit.

Kjo ishte paraqitja e parë e 27-vjeçarit me Rubin Kazan gjatë kësaj vere, ndërsa për skuadrën ruse është ndeshja e dytë miqësore në fazën përgatitore.

Ndërkohë, emri i Mirlind Dakut vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është përfolur si objektiv i Spartakut të Moskës, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

mirlind daku rubin kazan sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje