Politike25 Mars 2023, 12:01

Vizita në Londër, Çuçi -Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza që nuk kanë rekorde kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Londër, Çuçi -Braverman: Amnistoni

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka takuar me Sekretaren britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.

Një ndër çështjet që është biseduar në këtë takim është edhe çështja e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm.

Në njoftimin për mediat, thuhet se Çuçi ka shprehur shqetësim në lidhje me gjuhën që Braverman ka përdorur ndaj shqiptarëve, duke i quajtur ata kriminelë.

Ministri Çuçi i ka bërë një propozim konkret homologes së tij britanike, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe s’kanë rekorde kriminale në ngarkim. 

Ai gjithashtu vlerësoi asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore.

“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.

 

vizita në londër Çuçi -braverman