
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas urdhër-arresteve të SPAK për rastin e inceneratorit të Tiranës. Këlliçi i është drejtuar me një thirrje në rrjetet sociale mediave të paguara nga njerëzit e inceneratorëve.
Ai kërkon që mediat të thyejnë censurën dhe të raportojnë arrestimet e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Ende në pritje të thyerjes se censures se mediave dhe portaleve për arrestimet e ndodhura sot në Bashkinë e Tiranes. Mediat duhet të raportojnë atë ç’ka po ndodh në institucionin më të korruptuar sot në Shqipëri.
Erion Veliaj, përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt, ushtari i Ndraghettës, pronari i inceneratorit të Tiranes dhe arkitekti i betonizimit dhe shkatërrimit të kryeqytetit, do marrë faturën që i takon.
Dhurata e sotme për Kongresin e PS, sapo ka nisur dhe nuk do ndalet deri sa të mbërrijë në krye të kupolës së Bashkise Tiranë…
PS: Taulant Tushen ndërkohe kemi 6 muaj që e paralajmëronim ne media, që shefi i tij do e bënte kurbanin e bashkise!”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje