Politike 8 Dhjetor 2023, 19:05

Rama i 'falet' teknologjisë për zhdukjen e korrupsionit: Tenderët do të bëhen nga Inteligjenca Artificiale!

Shkruar nga Pamfleti

Rama i 'falet' teknologjisë për zhdukjen e korrupsionit:

Kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste i ka kushtuar rëndësi përdorimit të Inteligjencës Artificiale në drejtësi, biznes dhe arsim. Ai u shpreh se brenda mandatit të ardhshëm, PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale.

Gjithashtu IA do të përdoret për të monitoruar transaksionet financiare të të gjitha niveleve për të zbuluar evazionet dhe se do të prokurohet pa letra. Do të prokurohet me procedura ku konkurrentët  s’do kenë kontakt me asnjë lloj komisionari, dhe ku çdokush që është më sipër s’do mund të influencojë tenderin. Kompania do të sjellë projektin, do japë çmimin, dhe do presë rezultatin.

Rama tha se ka biseduar me Mira Muratin, shqiptarja e cila krijoi Chat GPT për ta ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Kreu i qeverisë tha se përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. Të gjithë e dëgjuam emrin e Mira Muartit ku mahniti të gjithë me krijesën e Chat GPT. E kërkoj Mira Muratin me thënë të drejtë i ndrojtur nga një ndrojtje që s’më karakterizon dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbaroj mbledhja bashke me dilemën greke, unë do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE. Dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye nuk bën thjeshtë përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në fuqi”, tha Rama.

Përsa i përket sistemit të drejtësisë kreu i qeverisë tha se gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë kanë pagat më të larta në rajon, për këtë arsye sipas tij qeveria ka të drejtë të kërkojë rezultate tek ata. Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka goditur emra të cilët mendonin se ishin të paprekshëm, dhe kjo është një arsye e fortë për ta mbështetur këtë reformë, pasi rezultatet shihen.

edi rama kongresi i ps inteligjenca artificiale