
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmeni Bardhi, theksoi se as mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë magjistratët në sallën e gjyqit. Sipas Bardhit, vetë kryeministri Rama ka nxitur luftë ndaj gjyqtarëve. Reagimi i Gazment Bardhit vjen një ditë pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me të paktën 3 plumba, pasi dha një vendim në emër të Republikës.
“Apeli është bërë si han pa porta, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e Gjykatave.
Reagimi i Kryeministrit ishte edhe më skandaloz. Ai është përgjegjësi. Një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, s’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes.
Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe më 2020. Policët si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre.
Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
S’mund të thotë ministrja e Brendshme se arrestuam qytetarin, pasi qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson dhe nuk ju shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson. Nuk është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe Kryeministrin që jep vendime.
Ata që ka sulmuar Rama janë ndër më mirët në sistem. Kur qytetari shikon Kryeministrin që është palë në proces, që bën vetëgjyqësi dhe shpall të paligjshëm vendimin e Gjykatës, edhe ata do të bëjnë vetëgjyqësi në sallë. As as mafia në Itali nuk ka vrarë gjyqtarë në sallën e gjyqit.
Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Kur Kryeministri i vret me fjalë, KLGJ hesht”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje