TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 21:52

Zelensky uron Ramën për fitoren: Vlerësojmë qëndrimin tuaj të palëkundur për paqen në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky uron Ramën për fitoren: Vlerësojmë qëndrimin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit ukrainas ka përgëzuar Partinë Socialiste për rezultatin bindës, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë ndaj kauzës ukrainase.

Urime për @ediramaal dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, thuhet në mesazhin e presidentit ukrainas.

Lini një Përgjigje