TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 21:24

Çfarë duhet të bëjë PD tani? Zefi: Duhet një parti e re, s’mund të kërkosh fitore me Tritan Shehun

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë duhet të bëjë PD tani? Zefi: Duhet një

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa orët e fundit po prodhojnë edhe surpriza, përmbysje të vogla mes "të vegjëlve", apo edhe lufta brenda llojit në garën e hapur... Si lexohet rezultati i përgjithshëm dhe analiza qark më qark? Çfarë po ndodh në kampin blu dhe pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha. Sot i ftuar në "Të Pashoq" është Gjergj Zefi, editor i "Pamfletit".

-Çfarë duhet të bëjë PD, përveç asaj që janë besnikë të Berishës, pjesa tjetër duhet të marrin një vendim për të shpëtuar PD?

Kemi kohë që ju kemi propozuar Rithemelimin, por jo Rithemelim me të njëjtët fytyra, por ka ardhur koha, shpërndahuni dhe krijoni një parti tjetër që do të jetë forcë reale.

-Një tjetër parti?

Duhet një parti e re. Duhen njerëz të rinj. Nuk mund të vish, më 2025 me Tritan Shehun. Si mendon se do fitosh me Tritan Shehun në Gjirokastër.

-Mendon se do ta hedhin këtë hap një pjesë e demokratëve?  

Mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Unë kam hedhur idenë e një politike tranversale. Se ka elementë pozitivë, që të bëhen bashë dhe të lënë pas të kaluarën. Ne i kemi skeletet në dollap.

-Ka ardhur ky moment sepse praktikisht Berisha paralajmëron protestë, nuk njeh zgjedhjet, nuk lëshon lidershipin. Është situata të prodhohet kjo që po thua?

Mos harro se Shqipërai ka miq. Nuk mendoj se do ta lënë në baltë. Gjërat do ndryshojnë avash avash.

-Miqtë nuk kanë reaguar...

Fakti që nuk kanë reaguar është për mirë. Nuk themi dot dhe që nuk kanë reaguar. Raporti i ODIHR ishte skandaloz. I miqve ishte dhe ai.

-Kështu ka qenë gjithmonë...

Nuk ka qenë kështu. Është më problematik se më 2021. Mos harro që në politikën e botës, po evidentohen figura autoritare dhe është rrezik për të gjithë, jo vetëm për ne. Vetëm sot Meloni po kërkon një super kryeministre.

 

Lini një Përgjigje