TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2025, 14:56

Zgjedhjet e 11 Majit/ Skadon sot afati, cilat janë 39 partitë e regjistruara deri tani nga KQZ!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit/ Skadon sot afati, cilat janë 39 partitë e

39 parti politike janë regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se ditën e sotme, Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi 24 subjekte politike, mes tyre PSD e Tom Doshit si dhe aleatët historik të Partisë Demokratike; si Republikanët, PBDNJ, Agrarët si dhe Fryma e Re Demokratike.

Pjesë e garës do të jenë dhe subjektet politike të krijuara pas shkëputjes nga gjiri i Partisë “Demokratike si Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe “Djathtas 1912”  e krijuar nga Enkelejd Alibeaj.

Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, i cili nuk ka mbyllur një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhje do jete pjesë e garës.

Në zgjedhjet e pranverës do të marrë pjesë edhe “Fronti i Majtë” i Marko Dajtit. Një ditë më parë u regjistruan edhe  dy partitë e mëdha PS dhe PD.

Ndërkohë, sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.

Partitë që u regjistruan sot:

Partia Unitetit Kombëtar; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian; Partia Lëvizja Atdheu; Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare; Partia Drejtësia Shoqërore; Partia Agrare; Ambjentaliste e Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë; Partia Ora e Shqipërisë; Partia Emigracioni Shqiptar; Partia Komuniste e Shqipërisë; Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve; Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet; Partia Republikane Shqiptare; Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim; Partia Socialdemokrate; Fryma e Re Demokratike; Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar; Partia Personat me Aftësi të Kufizuar; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare; Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë; Partia Fronti i Majtë dhe Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare.

Partitë që u regjistruan dje:

Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet; Partia Nisma Thurje; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Mundësia; Partia Demokristiane e Shqipërisë; Partia Lëvizja e Legalitetit; Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë; Partia Kombëtare Konservatore Albania; Partia Demokratike; Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë; Partia “Balli Kombëtar Demokrat; Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar; Partia Balli Kombëtar; Partia e Lirisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje