Politike16 Mars 2023, 21:48

Zgjedhjet e 14 majit, Artan Hoxha: Ka 3 qytete ku prezenca e botës së krimit do të jetë e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Artan Hoxha: Ka 3 qytete ku prezenca e botës së

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se bota e krimit do të jetë prezent në këto zgjedhje dhe përqendrimi më i madh do të jetë në zonat ku dy rivalët politikë janë afër me njëri tjetrin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Hoxha tha se prezencën më të madhe të botës së krimit e sheh në Tiranë, megjithëse në kryeqytet grupet janë më të strukturuara dhe jo aq të ekspozuara.

Sipas gazetarit në zgjedhjet e 14 majit përqendrimi të madh të grupeve kriminale do të ketë më Elbasan, dhe Durrës.

Në zgjedhjet e 14 majit përqendrimi më i madh i këtyre grupeve do të jetë në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Prezenca më e madhe e botës së krimit është në zonat ku dy rivalët politik janë më afër më njëri tjetrin. Ku rezultati është i ngushtë, ata marrin peshën, bëhen përcaktues. Në Vlorë nuk ka nevojë të ekspozohesh apo në Kukës.

Implikimin më të madh të botës së krimit e shoh në Tiranë. Meqenëse grupet në Tiranë janë të strukturuara, nuk bëhen kaq të ekspozuara. Merremi me Shkodrën dhe Elbasanin pasi ato ekspozohen. Në zgjedhjet e 14 majit, përqendrimi do jetë në Elbasan, Tiranë, Durrës, pasi këtu është më i rëndësishëm pushteti lokal. Në Durrës kemi parë grupe të strukturuara që herë kanë qenë majtas e herë djathtas. Në Tiranë ndërhyrja është shumë e sofistikuar, nuk është e dukshme, por prezenca është shumë më e madhe, është financiarisht, fizikisht. Organizata, nuk janë banda të ’97. Janë organizata kriminale që kanë 1 mijë njerëz në punë”, tha Hoxha.

 

zgjedhjet 14 maji grupet kriminale