Politike16 Mars 2023, 21:30

Regjistrimi në zgjedhje i PD me emrin e Alibeajt, Topalli sulmon KAS-in: Vendim brutal, një goditje ndaj pluralizmit

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi në zgjedhje i PD me emrin e Alibeajt, Topalli sulmon KAS-in:

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar se vendimi i sotëm i marrë nga KAS për regjistrimin e PD-së në zgjedhje me në krye Enkelejd Alibeajn ishte brutale dhe një goditje ndaj pluralizmit.

Topalli tha se KAS ka marrë kompetencat e legjislativit, gjykatës, si dhe ka tejkaluar edhe kërkesën e bërë nga Alibeaj, pasi në vendim përfshihen çështje që nuk janë në kërkesë.

Sot është marrë një vendim brutal kundër legjislacionit shqiptar, jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm për vendin, në lojë është pluralizmi. KAS ka marrë kompetencat e gjykatës dhe ka vendosur për diçka që as Alibeaj nuk e ka kërkuar. Vendimi ishte përtej realitetit dhe çdo zhvillimi politik në skenën shqiptare gjatë kësaj kohe. Edhe sikur të mos ekzistonte fare PD me Berishën, vetëm duke u nisur nga vendimi i Apelit dhe sot nga KAS, kush qëndron vendimi i Apelit apo ai i KAS. Në bazë të kodit Zgjedhor kush ka të drejtë? Ju që caktoni kush është kryetari me çfarë baze e Statuti e caktoni? Është thyer ligj dhe Statuti. Vendimi i sotëm është dhënë më shumë se sa kërkohej dhe ka marrë kompetencat e gjykatës dhe kompetencat e legjislativit”, ka deklaruar Topalli.

 

kas topalli pd