Politike16 Mars 2023, 20:21

Meta frikë për puç si ai i 2008-ës? Mesazh Berishës: Nëse bashkëpunon me Ramën, firmosim divorcin

Shkruar nga Pamfleti

Meta frikë për puç si ai i 2008-ës? Mesazh Berishës:

Ilir Meta duket se ja ka frikën një bashkëpunimi Berisha-Rama si ia i vitit 2008. Ndonëse firmosën një marrëveshje dhe do të hyjnë bashkë në zgjedhje, duket se Iliri nuk është 100 për qind te besnikëria e “Doktorit” .

Gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të forcës politike që drejton, ai tha se nëse Berisha bashkëpunon me Ramën për çfarëdo lloj çështje, aty merr fund “martesa” mes tyre.

Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, tha Meta.

Një ditë më parë u zyrtarizuar aleanca Meta-Berisha. Saliu do të futet në zgjedhje nën logon e PL duke poshtëruar edhe një herë demokratët.