TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2023, 19:53

Pse u arrestua Lefter Alla? E “zbulon” Berisha: Urdhëruan kapjen e tij se nuk largohej, donte të kandidonte sërish

Shkruar nga Pamfleti

Pse u arrestua Lefter Alla? E “zbulon” Berisha: Urdhëruan

Ish-kryeministri, Sali Berisha foli edhe sa i takon arrestimit të krye bashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili u kap nga SPAK pas abuzimit me një tender rreth 2 milionë euro.

Gjatë fjalës së tij Berisha e cilësoi Allën si “narkomanin e Bulqizës”, teksa shtoi se ai u arrestua për shkak se nuk donte të largohej dhe se donte të kandidonte prapë.

Arrestuan për një tender 2 milion euro narkomanin e Bulqizës, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni, kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall truall për të vjedhur, burgosen vartësit dhe jo kryesori”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se krye bashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Bulqizës, të cilët kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderët publikë.

berisha arrestimi lefter alla

Lini një Përgjigje